Qeveria në bashkëpunim me krimin po grabit pronën publike në plazhin e Velipojës, Ademi letër Prokurorisë dhe Ambasadave

Lënda: Mbi grabitjen e plazhit të Velipojës nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Z. EDI RAMA, KRYEMINISTËR
Z. SANDËR LLESHI, MINISTËR I BRENDSHËM
Z. BLENDI KLOSI, MINISTËR I TURIZMIT DHE MJEDISIT

Vënie në dijeni: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR SHKODËR

Vënie në dijeni: AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
DELEGACIONI I BASHKIMIT EUROPIAN
KËSHILLI I EUROPËS

Prej orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, datë 10.06.2020, në plazhin e Velipojës, pa asnjë njoftim paraprak dhe në mënyrë të beftë, kanë zbarkuar fadromat dhe inspektorët e Ispektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të mbeshtetur nga policia e shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Ardhja e tyre ka patur për qëllim shembjen e strukturëave “Beach-bare” në brezin ranor, të evidentuara gjatë njëzet viteve si ndertime pa leje, procedura të cilat janë në gjykim në proçese gjyqësore në vijim. Ndërkohë këto struktura kanë shërbyer në hapësirat stacione plazhi për të ofruar shërbimet për turistët dhe vizitorët në plazhin e Velipojës.

Pa vënë në dijeni Bashkinë Shkodër, madje duke na anashkaluar si pushtet vendor, IKMT duke mos paraqitur asnjë dokumentacion, pa nje njoftim paraprak dhe në shkelje të çdo proçedure ligjore, ka vepruar duke shembur strukturat “Beach bare”, të administruara nga subjektet dhe operatorët turistikë, restorate, resorte, dhe hotele. Bashkia Shkodër ka kërkuar që të diskutohet dhe të merret një vendim i pjekur lidhur me adminsitrimin dhe shërbimin në bregun e Velipojës, duke gjykuar që çdo veprim duhet të marrë në konsideratë periudhën e sezonit turistik dhe kushtet ekonomike të biznesit, nevojën e madhe për të punuar në periudhën e verës në plazhin e Velipojës.

Megjithë kundërshtitë e Bashkisë Shkodër, të pronarëve, dhe pretendimeve që ato kanë patur, IKMT ka vepruar duke shembur struktura në mënyre selektive, duke shembur disa objekte e disa të tjera jo. Nëse do të kishte patur një urdher dhe plan pune, do të duhej të ishte ndjekur praktika ligjore, transparente, komunikimi dhe bashkërendimi me pushtetin vendor, urdhëri i prishjes nga IKMT, realizimi i njoftimeve paraprake, e më pas ekzekutimi i vendimit për të gjithë njëlloj.

Unë duke qenë në takim me Minsitrin Klosi, dhe Minsitrin e Brendshem, në Tiranë, e ftuar gjoja “për të diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe ndërmarrjen e anagzhimeve për sezonin turistik”, diten e merkure e kam patur të pamundur të jem në terren. E informuar nga media mbi veprimet e paligjshme të IKMT, i kam kërkuar publikisht dy minsitrave, të pranishëm në takim. që të ndalonin çdo veprim jo ligjor në Velipojë.

Të enjten, me të mbërritur në Shkodër i jam drejtuar plazhit të Velipojës. Pasi kam dëgjuar pretendimet e biznesit dhe kam parë në terren gjendjen, i kam kërkuar përfaqesuesve të IKMT dokumentacionin mbi të cilin po vepronin. Inspektorët nuk dispononin urdhërat dhe procedurën shkresore, Duke parë mungesën e këtij dokumentacioni, i kam kërkuar inspektorëve dhe punonjësve të IKMT dhe Policisë së Shtetit të pezullojnë shembjet, sepse po kryenin veprime të kundraligjshme.

Dokumentacioni akoma edhe sot mungon, dhe IKMT ka vepruar jasht procedurës ligjore duke përdorur Policinë e Shtetit, e cila ka vepruar barbarisht në terren, kundër njerëzzve dhe bizneseve, duke ushtruar dhunë dhe presion.
Pasojat e lëna janë të medha, dëme ekonomike për biznesin,për qytetarët, ashtu edhe për imazhin e turizmit dhe mikpritjen në një sezon veror turistik, aq të nevojshëm për Shkodrën dhe Shqipërinë, sidomos pas periudhës së rëndë të pandemisë që po kalojmë.

U jam drejtuar ju drejtuesve të lartë të IKMT, Ministrit të Turizmit, Minsitrit të Brendshëm, në respekt të ligjit duke kërkuar zbatimin e tij, por akoma mbetemi pa një përgjigje deri më tani.

Velipoja ka marrë një goditje të rëndë këtë prag sezoni. Kjo është e qëllimshme dhe me ngjyrim edhe politik, sepse skena të tilla, si kemi parë askund në vijen bregdetare në prag sezoni.

Komuniteti i biznesit pas pandemisë COVID 19, merr këtë goditje të rënde, në një kohë aspak të përshtatshme dhe kur gjerat mund dhe duhet të ishin zgjidhur ndryshe, gjithmonë duke respektuar kornizat ligjore.

Po rendis vetëm disa prej shkeljeve:

1. Bizneset jane ne proçes gjyqesor mbi pretendimet e ngritura për beach-baret që kanë shfrytëzuar gjatë viteve.
2. Çdo vit ata kanë aplikuar pranë Bashkisë Shkdoër, duke shfrytëzuar dhe punuar në sipërfaqen e përdorur për stacion plazhi dhe shërbime beach-bare, në vijën bregdetare.
3. Këtë vit, sikurse çdo vit, por me një ndryshim, jo pranë Bashkisë Shkodër, por përmes sistemit qeveriatr të aplikimeve E-albania, sipas protokollit te ministrisë bizneset, subjektet, operatorët turistikë kanë aplikuar dhe deri më sot, më datë 12 qershor 2020, nuk kanë marrë ende një përgjigje.
4. IKMT nuk ka asnjë procedurë (procesverbal të IKMT, vendim të IKMT, urdhër ekzekutimi për prishje të IKMT, njoftim për subjektet nga IKMT), duke cënuar rëndë procedurën administrative dhe të drejtën ligjore të subjekteve dhe individëve, për t’u respektuar e për të qenë të barabartë përpara ligjit.
5. Bashkia Shkodër nuk është njoftuar për një ndërhyrje të tillë në territor. Në mënyrë tinzare, antiligjore, IKMT ka dezinformuar qytetarët, duke fshehur veprimet e saja antiligjore dhe duke mbjellë panik, grindje dhe konflikte ndërmjet qytetarëve dhe adminsitratorëve lokalë.
6. Është vepruar në mënyrë të fshehtë, jo transparente, në mënyë korruptive.

Sot më datë 12.06.2020, Velipoja është gdhirë si një gërmadhë. Grumbuj të tërë inertesh gjenden në bregun e rërës. Pirgje me materiale ndërtimore dhe pajisje kanë zënë vendin e stacioneve të plazhit tashmë. Ndërkohë që, strukturat shtetërore, përfshirë këtu IKMT, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit, Prefekturën e Shkodrës, IKMT rajonale në Shkodër, janë të gjitha të përfshira në një aferë të madhe korruptive, me qëllim zaptimin e bregut ranor dhe ndërtimi në mënyrë të paligjshëm, duke i mohuar përfitueve, qytetarëve, operatorëve turistikë të drejtën e shfrytëzimit dhe përdorimit sipas ligjit, gjithmonë.

Dua të denoncoj duke ua thënë atë që qeveria, kryeministri dhe ministrat e dinë shumë mire: Qeveria në bashkëpunim me krimin po përpiqet fshehtazi, në mënyrë korruptive të grabisë pronën publike në plazhin e Velipojës. Për këtë qeveria përdor strukturat e Minsitrisë së Brendshme dhe Policinë e Shtetit, me ministrin Lleshaj në krye, për të ushtruar dhunë mbi qytetarët, për të shkatërruar dhe për të zaptuar. Përdoren strukturat e Minsitrisë së Mjedisit, me Ministrin Klosi në krye, për të prodhuar e përdorur paçavure dokumente, të jashtligjshme, korruptive, për të përvetësuar territore publike, duke grabitur kësisoj pasurinë territoriale më të çmuar të Shkdorës.

Bashkia Shkodër do të vijojë të kërkojë të drejtën ligjore, vendosjen përpara ligjit të shkelësve të tij. Vë në dijeni Prokurorinë e Rrethir Gjyqësor Shkodër, që të ndërmarrë të gjitha veprimet për të hedhur dritë, për të hetuar dhe vendosur drejtësinë.

KRYETAR

Voltana Ademi

1 46

2 34

3 27