Punonjësit e fasonerive në Durrës ngrihen në protestë për pagën e “luftës”

Sërisht protesta pranë zyrave të Tatim Taksave në qytetin e Durrësit nga punonjës fasonerie, ku një pjesë janë përfshirë në paketat e ndihmave ekonomike për të përfituar pagat e luftës dhe një pjesë tjetër nuk janë përfitues.

Problemin e ngrenë vetë punëtorët e fasonerisë pasi kanë deklaruar se çdo procedurë është ndjekur rregullisht nga ekonomistët e fasonerisë dhe se sipas kërkesave të qeverisë është bërë pagesa dhe pezullimi i siguracioneve në varësi të paketave që mund të përfitonin.

Punëtorët deklarojnë se ata nuk pranojnë të ketë diferencime në përfitimin e pagës së luftës pasi shpërndarja po bëhet në mënyrë diferencuese në një kohë që të gjithë janë në kushte të barabarta pune.