Media prestigjioze italiane: Male me drogë nisen çdo natë nga Shqipëria drejt Italisë

Nga Gaetano Campione/ “La Gazzetta del Mezogiorno”

Besueshmëria në botën e krimit është e barabartë me licencën e autoritetit. Nëse bëni saktësisht atë që keni thënë të bëni, besueshmëria dhe prestigji juaj përkthehen në lidership, me qëllim kontrollimin e territorit.

Mafia shqiptare konsiderohet mafia e nëntë ndërkombëtare nga Interpol. Sistemi ushqehet vetë: niveli politik ofron mbrojtje ndaj klaneve, ato kthehen në para, vota dhe fuqi. Kjo krijon një lloj pakti shoqëror i cili garanton aktivitete të paligjshme dhe nomenklaturë. Ndërkohë vendi është më i korruptuari në Ballkan, siç raporton ‘Transparecy International’.

Shqipëria po bëhet një lloj ‘Tortuga e Adriatikut’, një titull i dhënë në vitet e arta të kontrabandës së cigareve në Mal të Zi, sepse tashmë përveç drogës, shqiptarët trafikojnë edhe armë, qenie njerëzore. Por mbi të gjitha drogë. Për të favorizuar disi këtë evolucion negativ, ekziston edhe vëmendja e paktë institucionale ndërkombëtare për atë që po ndodh në anën tjetër të kanalit të Otrantos.

Mutacioni gjenetik i krimit shqiptar tani është në gjendje të merret drejtpërdrejt me kolumbianët, turqit dhe italianët. Kjo bën që ekspertët të fillojnë të mendojnë për një ‘Narco-State’ alla Amerika e Jugut, një Meksikë e Re që kërkon futjen në strukturën ekonomike, sociale dhe politike të vendit të shqiponjave.

Lordët e Kanalit

Çdo natë, pesë deri në gjashtë skafe largohet nga brigjet e Durrësit dhe Vlorës për të transportuar drogë drejt Italisë, mbi të gjitha marijuanë, e cila më pas shpërndahet në të gjjithë Europën.

Nga Puglia, në Molise, deri në Ravenna, përgjatë kësaj rruge, klanet italiane, me referencat e mafies shqiptare, sigurojnë ndihmë, shtrimin në spital dhe transportin. Një aparat logjistik kompleks dhe i artikuluar, hapi i parë i asaj pasaporte besueshmërie të domosdoshme për tu bërë një bashkëbisedues kryesor në botën e biznesit të paligjshëm.

Mesatarja është një ton për çdo udhëtim, që po të shumëzohet me 5-6 rrugë në natë, arrin në 5-6 tonë.

Paratë e trafikut të drogës lejojnë shqiptarët të investojnë në heroinë dhe kokainë, duke shumëzuar fitimet në mënyrë eksponenciale. Narkot kolumbiane kanë lëshuar një lloj ngjitës blu, për të nënvizuar besimin ndaj klaneve shqiptare, partnerëve të efikasitetit të provuar dhe portit të Durrësit, me trendin gjithmonë në rritje, është bërë një pikë strategjike referimi për ardhjen e ngarkesave të “arit të bardhë” nga Amerika e Jugut, siç kanë treguar operacionet e fundit të inteligjencës.

Një klishe e ri-propozuar bazuar në përvojën e porteve të Roterdamit, Hamburgut dhe Antwerpit ku mijëra kontejnerë zbarkojnë në ditë, e pamundur të kontrollohen në mungesë të një raporti të saktë. Kanalet autoktone, të lidhura me emigrimin shqiptar, janë në gjendje të lëvizin “mallrat” që vijnë nga ana tjetër e oqeanit.

As Coronavirus nuk ka ngadalësuar aktivitetin e ‘taksive të Adriatikut’. Kjo u nënvizua nga raporti i fundit nga Agjensia Evropiane e Drogës (EMCDDA) dhe Europol. Si përmbledhje, çmimet janë rritur për 20%, dhuna midis furnitorëve dhe shpërndarësit është rritur, modelet e transportit janë përshtatur me periudhën që po kalon globi me kufijtë mes dy vendeve që nuk janë mbyllur kurrë.