Pollo: Rama të dëshmojë nëse do të përmbushë 15 kushtet e PE

Genc POLLO

Parlamenti Europian miratoi sot një rezolutë që përkrah integrimin e antarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Aty shprehet mbështetja për çeljen e negociatave me Shqipërinë por pëmenden edhe 15 kushtet e caktuara qeverisë Rama nga Bashkimi Europian në mars të këtij viti.

Propozimi i theksimit të këtyre 15 kushteve erdhi nga grupi parlamentar kryesor që është ai i Partisë Popullore Europiane dhe u përkrah nga grupe të tjera e shumë deputetë të veçantë, të majtë e të djathtë, me një shumicë solide (56%) në plenare. U

në duhet të falenderoj si shumicën pro 15 kushteve ashtu edhe të gjithë eurodeputetët që votuan prorezolutës në tërësi. Mendoj se ka një konsensus në opinionin publik shqiptar se përmbushja e 15 kushteve është kyç për restaurimin e normalitetit demokratik e kushtetues në vendin tonë. Pra lipset mirënjohje për miqtë europianë që na ndihmojnë me dashamirësi.

Më e pakta që mund të bëjmë është që të apelojmë njëzëri që zoti Rama të ndërpresë një orë e më parë mohimin e ekzistencës së këtyre kushteve, të pranojë me gojën plot ekzistencen e tyre dhe të tregojë në se është në gjendje të japë kontribut për përmbushjen e tyre. Këtë pres të degjoj prej tij pavarësisht nga dyshimet e mija nëse don e nëse mundet. GP