Nesër 12 fluturime nga Rinasi, lista e destinacioneve

Aeroporti Nënë Tereza nëpërmjet një shënimi në Facebook ka publikuar listën e fluturimeve të konfirmuara për ditën e nesërme.

Krahas publikimit të listës, aeroporti i bën thirrje udhëtarëve që të kontaktojnë me kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa theksojnë se maskat janë të detyrueshme.

Gjithashtu bëhet e ditur se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Fluturimet e konfirmuara 25.06.2020.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:

Air Albania (ZB 2001) Tiranë – Romë dhe kthim.

Wizz Air (W6 2882) Tiranë – Vjenë dhe kthim.

Wizz Air (W6 3845) Tiranë – Bergamo dhe kthim.

Wizz Air (W6 3841) Tiranë – Dortmund dhe kthim.

Wizz Air (W9 4466) Tiranë – Londer (Luton) dhe kthim.

Wizz Air (W6 3853) Tiranë – Piza dhe kthim.

Air Albania ( ZB 2003) Tiranë – Milano dhe kthim.

Albawings (2B 273) Tiranë – Perugia dhe kthim.

Air Serbia (JU213) Tiranë – Beograd dhe kthim.

Air Albania (ZB 2005) Tiranë – Bolonja dhe kthim.

Albawings (2B 231) Tiranë – Pisa dhe kthim.

Albawings (2B 231) Tiranë – Frankfurt dhe kthim.

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.
Tirana International Airport