Ndërron jetë një tjetër i prekur me Covid-19 te Spitali i Traumës, shkon në 35 numri i víktimave

Ndërron jetë një 59-vjeçar te Spitali i Traumës, shkon në 35 numri i víktimave nga Covid 19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 59 vjeçari nga Lushnja ndodhej prtej 6 ditësh i shtruar në spitalin Infektiv, dhe vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid-19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë që ka pasur dhe një numër të madh rastesh të reja në orët e fundit 44 të tilla, si dhe një numër të lartë shtrimesh spitalore në Infektiv.