Motra dhe vëllai i George Floyd dalin hapur kundër dhunës së protestuesve

Vëllai i vogël i George Floyd po bën thirrje për t’i dhënë fund protestave të dhunshme dhe trazirave që janë përshkallëzuar në Sh.B.A gjatë javës së kaluar, sipas një raporti të “The Sun”.

Terrence Floyd tha për ABC News se ai dëshiron që drejtësia të vihet në vend ndaj oficerëve përgjegjës për vdekjen e vëllait të tij, por ndërsa demonstratat e dhunshme aktualisht po bëjnë kërdi në shumë qytete në të gjithë vendin, ai mendon se vëllai e tij nuk do ta kishte dashur këtë.

“Ndonjëherë unë zemërohem, dua të godas edhe dikë,” tha Terrence Floyd. “Unë dua … thjesht të çmendem. Por unë jam këtu. Vëllai im nuk ishte në lidhje këtë. Vëllai im mbështeste paqen. Shumë njerëz madje thonë se ai ishte një gjigant i butë.”

George Floyd, 46 vjeç, vdiq të hënën natën dhe video u shfaq më vonë duke e treguar atë në tokë me një oficer policie që shtypte gjurin kundër qafës së tij. Pamjet e publikuara nga incidenti treguan se Floyd po bërtiste, “Unë nuk mund të marr frymë” dhe “Mos më vrit.”
Zyrtari përgjegjës, Derek Chauvin, u akuzua për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.

Incidenti fillimisht nxiti protesta paqësore, por shumë janë kthyer në të dhunshme mes përleshjeve midis demonstruesve dhe oficerëve të zbatimit të ligjit. Janë vendosur në shtetrretghim disa qytete të SH.B.A., madje është thirrur Garda Kombëtare për përleshje me armë zjarri, vandalizëm dhe trazira të ndryshme.

“Mos e shkatërroni qytetin tuaj, e gjithë kjo nuk është e nevojshme sepse nëse familja dhe gjaku i tij nuk e duan këtë, atëherë përse e bëni ju?” tha Terrence Floy. “Nëse familja e tij dhe gjaku i tij po përpiqen të kapërcejnë dhimbjen, të jenë pozitivë dhe të zgjedhin rrugën e duhur për të kërkuar drejtësinë, atëherë pse keni dalë në rrugë duke shqyer komunitetin tuaj?

Ai shtoi se vëllai i tij ishte i njohur në komunitet për pozitivitetin e tij dhe ai dëshiron që të mbahet mend në atë mënyrë, jo për dhunën që buron nga vdekja tragjike e vëllait të tij në duart e policisë.

Quincy Mason Floyd, një nga djemtë e George Floyd, mori pjesë në një protestë në Bryan, Teksas të Dielën, sipas CNN, transmeton lajmi.net. Ai kishte qenë i vogël herën e fundit që pa babanë e tij. “Të gjithë po vijnë dhe po i tregojnë dashuri,” tha ai. “Zemra ime preket vërtet nga e gjithë kjo.”

Ai dhe motra e tij, Connie Mason, vlerësuan protestat paqësore në Bryan dhe u kërkuan protestuesve në të gjithë vendin që të shmangin dhunën. Protestat e tjera në të gjithë Texas ishin më pak të qeta. Në Dallas, 76 persona u arrestuan gjatë protestave të dielën, tha Departamenti i Policisë Dallas.