Moment Sputnik edhe për Kinën?

Bashkëbisedim me Maurizio Molinari, Kryeredaktor i “La Repubblica”
Midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është në zhvillim një Luftë e Ftohtë shumë e ndyshme nga ajo e mëparshmja. Në Hong Kong, Xi nuk mund t’i lejojë vetes një Tien An Men të ri. Presidencialet amerikane 2020? Demokratët mund të luajnë kartën Andrew Cuomo.

Maurizio Molinari, Kryeredaktor i La Repubblica, ish Kryeredaktor i La Stampa dhe për një kohë të gjatë korrespondent në Shtetet e Bashkuara dhe në Izrael, është i bindur. Presidenti Xi Jinping nuk do ta kalojë vijën e kuqe në Hong Kong, thjesht sepse tani nuk mund t’ia lejojë vetes. Sigurisht, tjetërkund, qeveria kineze ka kaluar tashmë vija të kuqe të pamendueshme deri pak vite më parë. Për shembull, në garën për 5G dhe AI-në.

Drejtor, tani edhe Kina flet për Luftë të Ftohtë.
Besoj se termi është i përshtatshëm, edhe pse flasim për një Luftë të Ftohtë shumë të ndryshme nga ajo e mëparshmja.

Në çfarë?
E para kundërvinte dy fuqi që donin t’i impononin njëra tjetrës sistemin e tyre ideologjik. Kina dhe Shtetet e Bashkuara nuk duan ta bëjnë. Në fakt janë të impenjuara në një sfidë për të drejtuar ekuilibrat e rinj pasglobalizim.

Ku luhet kjo sfidë?
Mbi shkëmbimet tregtare dhe mbi zhvillimin e teknologjive të reja, në mënyrë të veçantë të AI-së (Inteligjencës Artificiale). Sigurisht, ka mbeturina të shekullit të XX, si disa kriza rajonale: në Kore, Kina është me Phenianin dhe Kina me Seulin; në Tajvan janë në dy fronte të kundërta. Por sfida e vërtetë është tjetërkund: midis “Belt and Road Initiative” (BRI) dhe marrëveshjeve tregtare të promovuara nga administrata amerikane, midis laboratorëve hi tech të qyteteve të bregdetit kinez dhe atyre të Silicon Valley californian.

Në një intervistë për Fox News, Trump ka folur për decoupling nga teknologjia kineze. Mund të bëhet?
Do të matesha të flisja për decoupling, pasi nënkupton që të dy sistemet nuk ndërveprojnë. Është e vërtetë, një prej rezultateve të Luftës së Ftohtë është se nuk kemi më vetëm një rrjet dichital, por kemi dy. Aftësia e Kinës për të survejuar komunikimet dixhitale e bën një sistem më vete. Një ndarje e hapësirës kibernetike nuk është ende realitet, por është një rrezik gjithnjë e më konkret.

Cili është posti i vërtetë në lojë?
Ndeshja vendimtare është e përqëndruar mbi menaxhimin e të dhënave. Kush ka teknologjinë më të avancuar ka mundësi më të mëdha për ta fituar duelin për kontrollin e tyre.

Kush po fiton?
Në këtë moment, qeveria kineze është përpara në zhvillimin e 5G dhe të AI-së, Shtetet e Bashkuara janë mbrapa. Qeveria amerikane duhet të shmangë krijimin e një efekti Sputnik. Domethënë si atëhere me Bashkimin Sovjetik në vitin 1957, të gjenden të detyruar që të ndjekin kundërshtarin. Në atë kohë ju deshën 12 vjet për të arritue e kaluar rusët me zbarkimin në Hënë. Sot, në epokën dixhitale, të presësh 12 vjet do të thotë të humbasësh qysh në nisje.

Ndërkaq vazhdon përplasja në forumet multilaterale. Pasi ka njoftuar braktisjen e OMS-it, Trump dëshrion të zhduke G7 dhe të inaugurojë G11. Ka një strategji?
Lëvizja e Trump lind nga mospranimi i Angela Merkel, por inauguron një skenar interesant. Presidenti amerikan imagjinon një forum ndërkombëtar me Rusinë nga njëra anë dhe me Australinë, Indinë e Korenë e Jugut nga ana tjetër. Dëshiron të mbledhë rreth një tryeze vendet rivale të Kinës dhe ta shkëpusë Vladimir Putinin nga Pekini. Arkitektura ndërkombëtare që ka në mendje është e ndërtuar mbi frenimin e Kinës. Në se qeveria kineze nëpërmjet BRI-së synon që të bëhet protagoniste e globalizimit, atëhere qeveria amerikane dëshiron që progresivisht ta izolojë nga pjesa tjetër e botës.

Dara e qeverisë kineze mbi Hong Kong ka marrë dënimin e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare. Deri ku do të shtyhet Xi?
Ka pasur një përshpejtim, për këtë nuk ka aspak dyshim. Ama dimë se protestat në Hong Kong vazhdojnë prej më shumë se një viti dhe deri më tani Kina ka treguar përmbajtje. Dëshiron të rivendosë rendin publik, por pa tejkaluar një vijë të kuqe. Miratimi i ligjit mbi sigurinë kombëtare është një këmbanë alarmi, por nuk besoj se Kina mund t’i lejojë vetes një Tien An Men të ri.

Pse?
Ambicia kineze është të qeverisë globalizimin. Mjë ndërhyrje brutale në Hong Kong do të kishte pasoja tregtare shumë të ashpra. Kjo shpjegon faktin se pse Xi ndodhet në një situatë të vështirë. I duhet të rivendosë kredibilitetin e vendit të nesërmen e një pandemie që ka paraqitur një problem serioz imazhi, prej një mangësie të rëndë surveijimi dhe monitorimi shëndetësor, por që ta bëjë i duhet t’u japë fund protestave në Hong Kong duke hequr dorë nga përdorimi i forcës.

Në nëntor mund të mbyllet era Trump. Kush është favoriti në zgjedhjet presidenciale?
Në vigjilje të Covid-19, Trump ishte favorit për rizgjedhjen, falë ecurisë së mirë të ekonomisë. Tani kriza e ka revolucionarizuar skenarin elektoral. Sot ndeshja është shumë e hapur, por nuk duhet harruar së në Amerikë presidencialet janë një referendum midis dy personash. Kështu që duhet parë nëse demokratët kanë paraqitur një sfidant më të mirë se Presidenti.

Përgjigja juaj?
Unë besoj se Joe Biden ka një përvojë të madhe, por pas një pandemie si kjo që po kemi, ndoshta nuk është mirë që Partia Demokrate mund ta paraqesë për të sfiduar Donald Trump.

Atëhere kë?
Sikur demokratët të ktheheshin nga Andrew Cuomo, Guvernatori i New York që ka menaxhuar mirë emergjencën pandemi, atëhere do të kishin besueshmëri më të madhe përballë elektoratit. Ndryshimi i kandidatit në vigjilje të konventës është i vështirë, por teknikisht jo i pamundur.
(nga Formiche)

Përgatiti
ARMIN TIRANA