Mjeku shpjegon pse po rritet numri i të prekurve më Covid-19: Nuk mendoj se do të ketë një valë të dytë

Mjeku Ilir Allkja gjatë një interviste për Fax News foli në lidhje me rritjen e numrit të personave të prekur me COVID-19 në vendin tonë.

Allkja e lidhi rritjen e numrit të personave të infektuar me rritjen e numrit të testimeve, duke theksuar se nuk ka vend për panik.

Personalisht nuk besoj se ka pasur rritje, thjeshtë janë rritur testimet. Thjeshtë që të qetësohen dhe njerëzit mos ti kapë paniku. Po zgjedh datën 15 mars të këtij viti dhe janë bërë 27 testime dhe janë zbuluar 4 raste. Por marr një datë tjetër në 1 prill janë bërë 152 testime dhe janë zbuluar 126 raste dmth më lart. Po marrim 14 qershorin janë bërë 362 testime dhe janë zbuluar 57 raste.

Më parë kemi bërë më pak testime dhe përkatësisht kemi më pak testime. Janë rritur testimet për pasojë janë rritur gjetjet. Unë kam marrë raste dhe nga vende të ndryshme, që kanë më pak testime sa ne dhe kanë më pak raste. Unë gjykoj se nuk ka vend për panik. Përderisa rriten testimet rriten gjetje. Ajo që kanë kërkuar plot epidemiologë që të rriten testimet më këtë logjikë janë kërkuar.
Klinikisht kishte më tepër të sëmurë se tani më parë. Në Shqipëri për ironi të fatit bëheshin shumë pak testime në ditë, megjithëse OBSH bënte thirrje për testime.

Sa i përket përdorimit të maskave, Allkja theksoi se duhet të përdoret në ambiente të mbylluar dhe shumë të populluara, duke shtuar se është i ekzagjëruar përdorimi i saj në natyrë.

“Maskat duhen përdorur me vend. Maska është mjet mbrojtës. E quaj të ekzagjëruar përdorimin e maskës në ambiente të hapura. Masaka ka funksion kur jemi në ambinete publike të populluara, të tipit, qendra tregtare. Në plot ambiente ku janë të mbyllura”, tha Allkja.

Ndërkohë që i pyetur për një valë të dytë të virusit, Allkaj tha se nuk mendon se do të ketë, pasi në vendin tonë sipas tij numri më i madh ka qenë në muajin janar dhe shkurt.

“Nuk mendoj se do të ketë një valë të dytë. Mendoj se numrin me të madh të infektuarve ne e kemi kaluar me kohë. Ka qenë në muajt janar dhe shkurt”, tha Allkja.

ilri allkja