Mima: Alternativa jonë, më pak taksa më shumë fitim për këdo

Florion MIMA

Indeksi i Besimit të Dhomës Amerikane, që mat klimën e të bërit biznes për anëtarët e Dhomës, ka shënuar rënien më të madhe në tetë vjet.

Si asnjëherë tjetër, pothuajse të gjithë treguesit janë në përkeqësim, me vetëm 4 nga 27 indikatorë me përmirësim te lehtë.

Një rënie shumë të madhe ka shënuar klima e brendshme politike, me përkeqësimin më të madh, qe është problemi i parë i bizneseve të anketuara. Vitin e kaluar, problemi kryesor ishte monopoli dhe

“Dhoma Amerikane e Tregtise i beri gjyqin nje qeverisjeje te paafte, te coroditur, sherbetore te bindur te nje grushti oligarkesh, armike te interesave te pjeses me te madhe te qytetareve shqiptare.

Te vleresohesh sot, pas gati 8 vitesh ne qeverisje, dukshem me ulet se qeveria e demokrateve ne 2012, konfirmon se kursi i pseudoreformave te Rilindjes e perplasi vendin ne honin e thelle te mjerimit, tregon se qeverisja e saj punon vetem per interesat e dhjete veteve dhe se asaj nuk i interesojne te ardhurat e shqiptareve, nuk i intereson mbijetesa e tyre.

PD ka nje plan te thjeshte per kthimin e shqiptareve ne pune: taksa te ulta, shtet duarshkurter karshi qytetareve e bizneseve, zyrtare meritore-sherbetore te qytetareve e bizneseve.

PD nuk premton mrekulli por, ajo qe premton eshte qe, cdokush, te jete i lire te punoje, te prosperoje, te fitoje dhe, nga ky fitim, te kontribuoje vetem 9% si detyrim per arken e perbashket.Me pak taksa do te thote me shume para, me shume mundesi per familjen!”