Barbarët shkatërrojnë një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, reagon Meta

Ilir META

Dënoj me forcë aktin barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e fondit të vyer të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje tepër e rëndë, apeloj me forcë nisjen e një hetimi të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve dhe frymëzuesve të tyre, të cilët duhet të marrin një dënim shembullor.

Çdo sulm ndaj trashëgimisë dhe vlerave tona kombëtare, sikundër ndodhi edhe me shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejt ndaj identitetit tonë kombëtar.

Bëj thirrje për nisjen pa zvarritje të projektit të restaurimit dhe forcimin e masave për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në të gjithë vendin, që rastet e fundit dëshmojnë se po rrezikohen nga akte barbare që as pushtuesit nuk kanë guxuar t’i bëjnë.

Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë! 🇦🇱

Opinioni im – Asgje nuk eshte e rastesishme! Asgje nuk ndodh pa asnje arsye! Keto jane akte vandale te cilat cenojne jo vetem kulturen, historine, por mbi te gjitha kujtesen kombetare! Ate duan te zhbejne!