Matura shtetërore në kohë Covid-19 pa asnjë masë mbrojtëse, Vokshi: Sa vite dënohet Besa Shahini dhe…

Qindra nxënës dhe mësues janë grumbulluar sot, pa asnjë masë mbrojtëse, për të mësuar mënyrën e organizimit për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Mësuesit u mblodhën në oborrin e shkollës “Kosova”, ndërsa fotot që qarkullojnë në rrjet, tregojnë se nuk janë respektuar ato masa që Ministria e Shëndetësisë përmend çdo ditë: distancimi social.

Dhe kjo ndodh pikërisht në kohën kur ka një shtim të frikshëm të rasteve me Covid-19, kur vetëm në 72 orët e fundit numërohen mbi 120 persona të prekur.

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar pas kësaj situate të krijuar në oborrin e shkollës Kosova. Duke iu drejtuar ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë, Vokshi pyet se cili është dënimi që marrin ata lidhur me këtë situatë, ku mësuesit nuk kishin asnjë mundësi për të respektuar distancën sociale në kushtet e pandemisë.

Reagimi i plotë

Matura shtetërore në kohë COVID19.

Shkolla Kosova: Provimi i Gjuhës Shqipe dhe letërsisë. Qindra mësues presin pa asnjë masë apo distancim që t’u lexojë emrin Drejtoresha e Zyrës Arsimore.

Ku është Besa??
A i ka parë këto foto??
A do na flasë nga divani i shtëpisë për masat e marra në kuadër të pandemisë?

Sa vite dënohet Besa Shahini, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Tiranë e të gjithë zyrtarët e tjerë pjesë e këtij organizimi të provimit të maturës me ndryshimet e Ramës në Kodin Penal?

Të dashur mësues, refuzojeni këtë trajtim fyes e poshtërues!

Ju meritoni respekt e trajtim dinjitoz!

3 21

4 13