Kush është shefi i policisë që përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte, Lleshi: Çdo polic që është me krimin është fytyra ime…

Shefi i Policisë së Fushë Arrëzit, Izmir Duraku ka rënë në pranga për pèrdhunimin e një vajze, e cila shkoi tek ai për të denoncuar përdhunimin nga disa punonjës të shtëpisë së fëmijës. Vajza u dhunua për së dyti nga shefi i policisë kur shkoi të denonconte në polici rastin e një abuzimi seksual nga disa punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër. Ajo vendosi që të bënte kallëzimin për shefin e policisë në prani të një psikologu.

Kjo nuk është hera e parë që Izmir Duraku përdor postin për të marrë favore sèksuale. Para rreth tre vitesh, Vera Camaj, e njohur ndryshe si mbesa e shkrimtarit Martin Camaj deklaroi në media se përjetoi dhùnë prej 6 vitesh nga bashkëshorti, por nuk i jepnin urdhrin e mbrojtjes. Vite më parë u shpreh se shkoi të kërkonte ndíhmë në Komisariatin e Pòlicisë së Fushë-Arrëzit.

Kontakti i saj i parë me Izmir Durakun besohet të ketë qenë aty ku mendonte se do të gjente mbështetje dhe do ti jepte zgjidhje shqetèsimit që kishte. Në fakt u përball sërish me abùzim. Shefi i Pòlicisë zgjodhi që ti kërkonte favore sèksuale për ti dhënë urdhrin e mbrojtjes. “Shefi i Pòlicisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë, për kèrcënimet që kam marrë më ka íronizuar duke kërkuar favore sèksuale ndaj meje. Sa herë që kam thirrur pòlicinë, asnjëherë nuk më është gjendur. Ku mund të shkoj më unë? Kur nuk kam mbrojtjen minimale nga shteti im. Edhe në gjykatë kam kërkuar ndihmë, për të më lëshuar urdhrin e mbrojtjes, nuk ma japin”, është shprehur në atë kohë Vera Camaj.

Në pamundësi për të marrë mbrojtje nga institucionet shtetërore, Vera Camaj mori veç pèrbuzje dhe u pèrdhunua nga shefi i Pòlicisë të cilit i kërkoi ndihmë. Prej vitit 2019 ajo jeton në Gjermani ku ka kërkuar azil. Është e paqartë se cili prej rasteve ka ndodhur më parë, i Verës apo i vajzës që dènoncoi pèdhunimin së fundmi. Që prej fundjavës së kaluar, dhùna sèksuale mbetet tema më e diskutuar dhe u mbajt një pròtestë për ti dhënë fund abùzimit ndaj të miturve dhe jo vetëm.

Kur mori detyrën si ministër i Brendshëm, Sandër Llesah deklaroi publikisht se, “në qoftë se do t’i shikoni policët me krimin, dijeni që jam unë me krimin, në qoftë se do t’i shikoni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Në qoftë se i shikoni policët të pasjellshëm, ta dini që po sillem unë keq”.

Pra edhe në këtë rast shefi i policisë që përdhunoi vajzën fatkeqe është fytyra e Lleshit!