Kritika të forta ndaj qeverisë Rama/ Televizionet në Shqipëri ndërpresin transmetimin e Komisionit të Jashtëm në PE

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka nisur sot diskutimin për procesin e integrimit të Shqipëri.

Në këtë mbledhje të rëndësishme për vendin tonë do të diskutohej mbi reformat e qeverisë “Rama” dhe kushtet e vendosura nga BE-ja.

Ndërkohë që një zhvillim i tillë duhet të ishte live në gjithë mediat kombëtare, por sinjali që merret nga mediat në Shqipëri sot është bllokuar në mënyrë të çuditshme.

Duket se temat e trajtuara në mbledhjen e BE dhe kritikat që dihet se do të marrë qeveria “Rama” kanë bërë që institucionet shtetërore të censurojnë transmetimin e mbledhjes se Parlamentit Europian.

Mbledhja nisi në orën 16:45 dhe shumica e mediave në Tiranë nuk kanë pasur mundësi të transmetojnë live debatet e eurodeputetëve për situatën në Shqipëri, plotësimin e kushteve për në BE dhe çështje si shembja e Teatrit Kombëtar.