Krimi i QSUT me përhapjen e virusit po bën kërdinë, sot 4 viktima, humb jetën edhe mjeku Pushi

Rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë, një 78-vjeçare nga Tirana dhe një 83-vjeçar nga Durrësi.

Sipas MSH-së 78-vjeçarja ishte transferuar nga një spital jopublik në spitalin Infektiv, por edhe pas trajtimit intesiv ajo nuk mundi të shpëtonte. Ndërsa 83-vjeçari nga Durrësi vuante nga hipertensioni. Gjithashtu pasditen e sotme kanë ndërruar jetë dhe dy personel të stafit mjekësor. Në vend është ka ndërruar jetë mjeku i parë, Arjan Pushi dhe punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu.

Pas tyre ka ndërruar jetë edhe një 69-vjeçar nga Shkodra, i cili prej 10 ditësh ishte në gjendje të rëndë pasi vuante edhe nga hipertensioni.

Deri më tani sipas Ministrisë janë shënuar 59 viktima, por shifra nuk është përditësuar me dy humbjet e fundit, duke e çuar numrin në 60 jetë të humbura nga pandemia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec. Mes të infektuarve janë nënkryetja e Bashkisë së Shkodrës, Emilia Koliqi dhe një punonjës i Bashkisë së Matit.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 pacientë 11 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa, 2 pacientë janë të intubuar, mes tyre ishte edhe mjeku i QSUT-së Pushi, i cili ndërroi jetë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Duke parë situatën e cila sa vjen e përkeqësohet ministria u bën apel bizneseve bar-kafe, restoranteve, të zbatojnë me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë. Sipas minsitrisë së Shëndetësisë shërbimet duhet të kryhen vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore.

Një thirrje shkon për qytetarët që të evitojnë festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente të mbyllura. “Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur”, shtohet në njoftim.