Italia sot shënon numrin më të ulët të viktimave nga Covid-19

Italia sot ka numrin më të ulët të viktimave COVID-19, i regjistruar që prej datës 1 mars 2020.
Në 24 orët e fundit Italia regjistron 6 viktima nga virusi vdekjeprurës e 126 të infektuar me shumë se dje.

Prej tyre 78 të infektuar janë regjistruar në rajonin e Lombardisë, ndërsa në 9 rajone të tjera italiane janë regjistruar 0 raste pozitive më 24 orët e fundit.

Numri i personave aktivë pozitivë është reduktuar në 16 496. Të infektuar total që nga nisja e pandemisë e deri më sot janë 240 436.

Viktima Covid janë 34 744 e të shëruar 189 196.

Në struktura spitalore po kurohen 1120 pacientë e 96 prej tyre janë të shtruar në repartet e terapisë intensive.