Humbin jetën  dy të prekur me Covid-19 tek Infektivi, shkon në 51 numri i viktimave

Dy persona të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar 77 raste të reja me Covid 19. Sipas MSH-së numri i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 51.

Numri i personave të infektuar me koronavirus vijon të mbetet i lartë, ndërsa burimet bëjnë me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 77 raste të reja, vetëm një më pak se ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë përmes përditësimit të sotëm ka bërë me dije se situate në Spitalin Infektiv në Tiranë është shqetësuese ndërsa vijojnë të qëndrojnë të larta shifrat e personave që shtrohen.

Mësohet se në 24 orët e fundit, siç raportuam edhe më herët,  janë shënuar 77 raste të reja nga 402 testime ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona. Gjithashtu në Spitalin Infektiv janë tëb shtruar 87 persona nga të cilët 15 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.