Humb jetën një grua nga Covid-19, rritet numri i viktimave  

Është rritur numri i víktimave me Covid në vendin tonë, ku një grua ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se gruaja që ka humbur jetën ka qenë rreth të 70-tave dhe vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Mësohet se gruaja ka qenë një prej pacienteve që e ka marrë virusin në repartin e sëmundjeve të brendshme, pas shpërthimit që pati virusi atje, me infektimin fillestar të një infermiereje. Gruaja që ka ndërruar sot jetë ka edhe burrin të shtruar në Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende një konfirmim për këtë humbje jete, dhe ende nuk dihet nëse do të raportohet si një vdèkje e shkaktuar nga Covid.

Ka pasur disa pacientë që kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv dhe nuk janë klasifikuar si vdekjem Covid, me pretendimin se kanë qenë bartës por asimpromatik ndaj sëmundjes. Dita e sotme ka shënuar dhe numrin më të lartë të rasteve me Covid 19 në vendin tonë, plot 42 të tilla, ndërsa janë regjistruar dhe 9 raste të reja shtrimesh.