Hapet kufiri me Kosovën por rradha arrin në 10 kilometra

Nga kjo e hënë të gjithë kufijtë me rajonin janë të hapur. Fluksi më i madh është shënuar në pikën kufitare të Morinit.

Siç shihet edhe nga pamjet, në orët e para të mëngjesit lëvizja më e madhe është e qytetarëve shqiptarë drejt Kosovës.

Ndërsa në hyrje, numri i atyre që vijnë drejt vendit tonë është më i ulët. Ky numër pritet të rritet në orët në vijim.

Nga sot është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritete shëndetësore.

Pas hapjes së kufirit me Kosovën është janë vëne re rradha kilometrike të qytetarëve me automjetet e tyre. Sipas një postimi te ish-Kryeministrit Berisha rradha shkon deri në 10 kilometra.