“Hape derën! Hape derën”! Maturantët tentojnë të futen në Ministrinë e Arsimit, ndërhyn me forcë policia

Maturantët po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit për provimin e gjuhës shqipe, që sipas tyre, ishte tezë shumë subjektiv dhe i pa formuluar mirë.

Saituata është tensionuar në momentin kur një grup maturantësh me thirrjet “Hape derën! Hape derën” kanë tentuar të futen në Ministrinë e Arsimit. Por ka ndërhyrë me forcë policia duke mos i lejuar të futen në ambientet e Ministrisë.

“Kërkojmë përsëritje provimi. Teza nuk ishte e formuluar mirë”, shprehet një nga maturantët.

Maturantët janë grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë tentuar që të futen brenda ambienteve për tu takuar me përfqësues të Minsitrisë.

Maturantët dëgjohen teksa thërrasin, “Ministria e Turpit”, ndërkohë që kërkojnë që të rishikohet provimi i Gjuhës Shqipe, pasi sipas tyre ishte formuluar me zgjedhje subjektive.