Foto/ Plasin protestat masive në Itali: Covid-19 nuk ekziston!

Protestuesit e jelekëve portokalli kanë pushtuar rrugët në Itali për të demonstruar kundër bllokimit të rreptë të qeverisë ndaj koronavirusit, duke pretenduar se virusi “nuk ekziston”.

Protestuesit kërkojnë që Qeveria e Kryeministrit Giuseppe Conte të zëvendësohet nga një qeveri kombëtare dhe kthimin te lira italiane.

Bizneset italiane vetëm kohët e fundit u është lejuar të rihapen pas më shumë se dy muaj bllokimi në mbarë vendin që synonte të frenonte përhapjen e virusit.

Megjithatë qindra qytetarë dolën në rrugët e Romës dhe Milanos për të kërkuar një fund të menjëhershëm të kufizimeve. Vendi ka konfirmuar 232.664 raste të koronavirusit dhe një numër vd ekjesh prej 33.340.

Grupi, i udhëhequr nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, u mblodh në Piazza Duomo në Milano, duke mos marrë parasysh masat e distancimit social, dhe askush nuk mbante maska për fytyrën.

Gjatë protestës nuk munguan incidentet ku protestuesit u konfliktuan fizikisht disa herë me policinë.

Atyre ju bashkuan edhe grupet e ekstremit të djathtë ‘March on Rome’ në kryeqytetin e vendit, si dhe neo-fashistët e Casapound. Protesta e djeshme ështe e fundit e një serie protestash nëpër botë, kundër punës së qeverive që nga momenti i prezantimit të masave të izolimit.

5

3

4