Eksperti: Covid-19, më i lehtë seç mendohej…

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Covid-19, sëmundja që futi në panik botën më në fund po shfaqet ashtu si pritej – një sëmundje si mijëra të tjera.

Dasho shkruan se OBSH njoftoi se personat asimptomatikë nuk luajnë rol domethënës në transmetim, çka do të thotë se sjellja e këtij virusi nuk ështq ajo djallëzorja sikundër trajtohej në fillim.

“Kjo do t´a thjeshtojë dhe do t´a bëjë më të lehtë kontrollin e Covid-19”, shkruan ai.

Postimi nga Erion Dasho

“Lakrorit” COVID janë duke i dalë të gjithë petët!

Sëmundja që futi në panik botën më në fund po shfaqet ashtu si pritej – një sëmundje si mijëra të tjera.

Sigurisht me pasojat e veta në shëndet, me grupet e riskuar, me komplikacionet dhe, fatkeqësisht, me viktimat e saj, por as më shumë dhe as më pak se një sëmundje të cilën e njohim më mirë çdo ditë që kalon.

Në fillim të epidemisë së COVID u raportua se personat asimptomatikë luanin rolin kryesor në transmetimin e virusit. Kjo në kundërshtim me atë që dihej rreth gripit dhe mjaft viruseve të tjerë respiratorë (përfshi SARS-CoV-1), ku asimptomatikët kanë pak ose aspak rol në transmetim.

Fakti që COVID besohej se transmetohej nga personat asimptomatikë bëri që SARS-CoV-2 të etiketohej edhe si “virus djallëzor”.

Dje Organizata Botërore e Shëndetësisë hoqi edhe një nga misteret e fundit lidhur me COVID. Studimet e fundit tregojnë se transmetimi i SARS-CoV-2 nga personat asimptomatikë (pa shenja) nuk luan rol domëthënës në transmetim.

PËR MENDIMIN TIM, KJO DO T’A THJESHTOJË DHE DO T’A BËJË SHUMË MË TË LEHTË KONTROLLIN E COVID! REALISHT NJË LAJM SHUMË I MIRË!

Koron 1