Edhe Nazarko nuk përmbahet më ndaj Ramës: E mendoja ndryshe, dështoi sepse…

Analisti Shpëtim Nazarko në “Provokacija” ka folur për situatën politike në Shqipëri, investimet, turizmin duke u ndalur edhe te qeverisja aktuale.

Nazarko u shpreh se shtetari është ai që bën ligje, ndërsa politikani bën politikë.

“Një shtetar nga një politikan dallohet sepse duhet të bësh strategji kombëtare, një reformë territoriale, një reformë arsimore të klasit të parë”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës Nazarko tha për gazetarin Mustafa Nano se ende bëhen investime të pabaza në Shqipëri.

“Rama dhe qeveria e tij duhet të kuptojë se nuk është çështje parash. Tani mendojmë se mund të na shpëtojnë ata para të Eurobondit. Vazhdojmë të harxhojmë kot para. Jemi në vështirësi të mëdha, në mandatin e dytë duhet të kishte bërë punë më të mirë. Ai kishte shumë mundësi. Kam besuar që në mandatin e parë do krijoheshin mundësi punësimi. Këshilltarët e gabuar apo nevoja elitare të çon në dështim. Situata e tanishme është shumë e komplikuar, shikoj vërdallë një popull opozitar shumë më të madh se opozita”, tha Nazarko.

Nazarko u shpreh se në Shqipëri vazhdon të punohet pa plan dhe investimet nuk pritet të kenë cilësinë e duhur. Gjithashtui ai theksoi se duhet të ishte më bërë më shumë për arsimin profesional që sipas Nazarkos duhet të ishte themeli.

“Produkt i mungesës së strategjisë kombëtare. 7 vjet për mua do të ishin të mjaftueshëm për të krijuar një arsim të mesëm profesionale, i cili duhet të ishte themeli. Reformë toke nuk ka, sistem energjetik të klasit të parë nuk ka.

Përse duhet të vijnë investitorët e huaj serioz. Kur shikon që në këtë vend prona nuk është e sigurt, ligji nuk është e sigurt, nuk ka arsye përse të vijë. Nëse do të kisha arsim të klasit të parë profesional, ndërmarrje të mëdha do të vinin këtu. 10-20 vitet e ardhshme do të jenë shumë të vështira për Shqipërinë kushdo që do ta qeverisë”, deklaroi Nazarko.

I ndalur te turizmi, Nazarko u shpreh se thjesht po bëhet një tallje, pasi mungesa e investime në bujqësi nuk mund të sjellë turizëm në nivele standarde.

“Që të fitohen para nga turizmi duhet të kemi bujqësi të klasit të parë. Po të shkojmë në Vlorë, ata që në janar importojnë produkte të huaja. Në momentin që nuk ke bujqësi, çfarë turizmi do të kesh, je duke u tallur me popullin tënd.

Unë shpresoja te Rama se duke ardhur nga një krah tjetër, besoja se do të kishte qetësinë e duhur për ta parë Shqipërinë si art, për të bërë histori. Nëse ne nuk do të fusim në lojë njerëz të tjerë, apo që kryeministri të kuptojë që për beteja të mëdha duhen batalione të mëdha”, u shpreh ai./abcnews.al