Denoncimi i kreut të FRPD Belind Këlliçi: Në Durrës biznesi në skamje, qeveria aksion me gjoba

Belind Këlliçi: Misioni i këtij sekti mafioz është shpopullimi i gjithë Shqipërisë dhe largimi i çdo njeriu që punon në mënyrë të ndershme

Në Durrësin e tërmetit, pandemisë, lungomares së shkatërruar dhe mungesës së turizmit po ndodh një krim edhe më i madh!

Me dhjetëra gjoba mbi 10 milionë lekë janë vendosur mbi bizneset duke e rënduar akoma edhe më shumë situatën ekonomike të qytetarëve. Këta nuk janë njerëz! Ky është një veprim kriminal që bëhet me qëllimin e vetëm për t’ia shuar shpresën njerëzve se ky vend do të bëhet. Misioni i këtij sekti mafioz është shpopullimi i gjithë Shqipërisë dhe largimi i çdo njeriu që punon në mënyrë të ndershme.

Me çfarë llogjike vendosen këto gjoba kur vendi është në kufirin e skamjes, kur njerëzit po punojnë vetëm për bukën e gojës, kur njerëzit po punojnë sot për nesër, vetëm sa për të mbijetuar? Kush ka një logjikë racionale e normale për te shpjeguar kë sjellje kriminale të qeverisë ndaj biznesit?!