Covid-19, vjen lajmi i mirë për Spanjën

Spanja pas disa muajsh në panik, këtë fillim qershori nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Të dhënat e fundit tregojnë se në Spanjë janë konfirmuar vetëm 71 raste të reja pozitiv me Covid -19 dhe asnjë viktimë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka shkuar në 27.127 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 239 638.

Këtë të hënë në Spanjë rreth 70 % e popullsisë tashmë kanë hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese.

Ndërkohë që Madriti vijon të jetë një ndër qytetet që akoma nuk është zbatuar sërish lehtësimi i masave kufizuese ndaj koronavirusit.