Covid-19 dhe sistemi shëndetësor në Shqipëri

Ilir Allkja
Mjek

Një refleksion i shkurtër rreth Raportit të Bankës Botërore, 29 maj 2020.

Që përpara shpërthimit të COVID-19, sistemi shëndetësor në Shqipëri përballej me vështirësi kritike në financim dhe në realizim të shërbimeve.

Këto vështirësi kufizoheshin nga nënfinancimi i sistemit public nga qeveria e Partisë socialiste si dhe nga koncensionet e shumta korruptive, ku spikat ai i shumëpërfolur i Check-Up.

Shpenzimet për frymë për sistemin shëndetësor publiki janë ndjeshëm janë ndër më të ulëtat ndër qevritë e Ballkanit.

Kjo e bën vendin tone edhe më të prekshëm sistemin nga shpërthime të ardhshme të epidemive, sidomos duke pasur parasysh se pacientët me sëmundje kronike janë më të cenueshëm.

Në të ardhmen, qeverisë së ardhshme demokratike do t’i duhet të investojë në mbylljen e boshllëqeve sa i takon gatishmërisë për situatat emergjente, të cilat janë identifikuar nga kriza e tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemia Covid-19.

Prioritet duhet të jetë mbështetja e personelit mjekësor me pajisje dhe formim për
trajtimin e pacientëve të shpërngulur, kronikë, infektivë, si edhe të mbrojnë dhe fuqizojnë furnizimin me barna, pajisje dhe materiale thelbësore.

• Qeveritë e Ballkanit Perëndimor do të duhet edhe të sigurojnë fonde për të financuar sistemet

Tabela 1: Treguesit kyç të sektorit të shëndetësisë dhe rastet e vdekjet me COVID-19 marrë nga raporti I Bankës Botërore.

1

Sistemet shëndetësor në Shqipëri vuan prej vitesh emigrimin e mjekëve dhe infermirëve, të cilët kanë si destinacion Gjermaninë ku gjejnë dinjitetin moral dhe ekonomik. Propaganda e kryeministrit Edi Rama se gjoja në Shqipëri mjekët paguhen 4 herë më shumë se sa në Gjermani(!!!) duket se nuk ka funksionuar, pasi vetëm 5 vitet e fundit janë larguar drejt saj (Gjermanisë) mbi 1000 mjekë dhe më shumë se 5100 infermierë.

Shqipëria megjithëse ka numrin më të ulët të mjekëve për 100,000 banorë, vazhdon të vuajë eksodin e bluzave të bardha të cilët ndër arsyet e largimit listojnë mungesën e sigurisë në punë, pagën e ulët, karrierën e kufizuar nga politika, etj.

Sot dihet që mjekët në Shqipëri punojnë nën trysninë e politikës, frikën e humbjes së vendit të punës nqs flasinpër mungesa apo liritë e munguara.

Në tabelën e mëposhtme vërhet se ndërsa vendet e tjera të Ballkanit janë në përpjekje për të rritur numrin e mjekëve për frymë, Shqipëria megjithë retushimet që bën qeveria e saj mbetet shumë poshtë mesatares se vendeve fqinjë, e Akoma më larg standarteve evropiane.

2

E vetmja rrugë e përmirësimit mbetet që politikat shëndetësore t’i hartojnë e zbatojnë njerëz të mençur, profesionistë dhe kryesorja të duan Shqipërinë, vendin tone të shumëvuajtur!