Besë, o çikë! Mos i thyj n’besë shqiptarët e Kosovës e të Shqipnisë!

Nga Taulanda JUPI

Bes, o çik! Mos i thyj n’bes shqiptarët e Kosovës e të Shqipnisë!🇽🇰🇦🇱

E dashtun Bes,

Po të drejtohem me tone t’lehta gegnishteje për t’bind ty dhe cilindo pas teje oj çik, se nuk kemi asgja me dialektin tand e aq më pak me shqipen e amël të Kosovës.

Gabove e dashtun Bes, e për fatin tand të keq ke ra në kurthin e atyne që po përpiqen me përça shqiptarët mes vedi.

Kurrë s’ke me ja dalë, as ti dhe askush! Historia e tregueme e padrejtë, e ndoshta e mshtetun prej hajnave e tradhtarëve që kohë pas kohe dalin në skenë e lujn idhshëm në kurriz të shqiptarëve na na kanë vu një kufi në mes. Por ai kufi nuk ndan dot shpirtin e gjakun e shqipatrisë.

S’ta kuptoj dot mllefin tand, por po të spjegoj tonin.

Askush prej shqiptarëve të kësaj ane nuk ka asgja me faktin që ti je prej Kosove, nuk ka asgja me faktin se ti po flet nj’at dialekt shqipeje.

E dashtun Bes,

ti je thjesht një zgjedhje e dikujt, nuk ke lidhje dhe as kontribute ndaj këtij vendi, (madje as ndaj Partisë Socialiste, që jam e bindur që ka sa personalitete të pakrahasueshëm me ty, po kjo hall i tyne, jo i imi).

Pranoje e dashtun, thirrjet e reagimet kundra teje i kanë me paaftësinë tande dhe me mënyrën se si ti u bane zv/ministre apo ministre e Arsimit. Pranoje, asht kaq e thjeshë!

Bes, o çik ! Mos i thyj në bes shqiptarët e Kosovës e të Shqipnisë!