Berisha publikon dokumentin: Peshkaqeni Ben Blushi dhe Gazi i Ramës zhvatin 6 mijë metër tokë në Dhërmi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, sipas të cilit, Ben Blushi dhe Gaz Demi, kanë regjistruar një sipërfaqe prej 6 mijë metra katror, buzë detit në Dhërmi.

Berisha shkruan se, ligji i mafies prevalon mbi ligjin e vendit, ndërsa shton se dokumenti u firmos nga drejtori që ndenji vetëm 24 orë në detyrë.

Dokumenti i publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha tregon se si Ben Blushi bëhet pronar i 6000 m2 tokë buzë detit, ndërsa në fund të dokumentit ka firmosur drejtori i Hipotekës Bilal Aliaj i cili pas kësaj, ka dhënë edhe dorëheqjen.

“6000 m2 tokë të gjitha me fallsifikim dokumentash, u rregjistruan me urdhër të Edvin Hajdutit nga drejtor kurbani i radhes ne hipoteken e Vlorës, i cili pasi rregjistroi pronën e grabitur nga dyshja Arben Malavita – Gazmend Rama dha dorëheqjen natyrisht duke marrë garanci të plota se narkoprokuroria nuk do ta shqetesoje atë”, shkruan Berisha

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Arben Malavita peshkaqen i madh!

Miq, po ju paraqes dokumentin e rregjistrimit nga Arben Malavita te tokes buze ujinne Dhermi si prone private se bashku me Gazmend Ramen.

6000 m2 toke te gjitha me fallsifikim dokumentash, u rregjistruan me urdher te Edvin Hajdutit nga drejtor kurbani i radhes ne hipoteken e Vlores, i cili pasi rregjistroi pronen e grabitur nga dyshja Arben Malavita – Gazmend Rama dha doreheqjen natyrisht duke marre garanci te plota se narkoprokuroria nuk do ta shqetesoje ate.

Prona buze uji e grabitur me dokumenta fallco nga Arben Malavita dhe Gazmend Rama vendoset para nje resorti, investim i shpallur strategjik nga vet Edvini. Çka dmth toka buze detit i ishte dhene resortit per shfrytezim per 20 vjet. Por binomi Arben Malavita – Gazmend Rama dhe bishti mbrapa fituan si zakonisht mbi ligjin.

Ligji i mafies prevalon mbi ligjin e vendit. Ky eshte dokumenti i lumturimit te Arben Malavites dhe Gazmend Rames dhe bishtit mbrapa qe u regjistrua dhe firmos me urdher te Rames nga drejtori 24 oresh i hipotekes se Vlores, i cili eshte dhe i 6-shtu, si ne asnje hipoteke te planetit qe jep doreheqjen ne 6 muajt e fundit. sb

doc dhermi