Basha shpërndan postimin e Ambasadës së SHBA: Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, kusht për negociatat

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës amerikane në Tiranë, e cila u bën thirrje palëve politike në vend, që të bashkohen dhe të përgjigjen përpara detyrimit që kanë për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.

Përmes një postimi në Twitter, ku ka shpërndarë postimin e ambasadës së SHBA, lideri i opozitës shprehet ndër të tjera se, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese shërben për plotësimin e 2 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Postimi i kryetarit Basha në Twitter

Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

1 82