Basha poston foton e takimit me Thaçin

Kreu i PD Lulzim Basha ka postuar fotografi nga takimi që ka pasur me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Basha shprehet se me Thaçin ka biseduar për zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Postimi i Bashës
‘Me Presidentin e Kosovës

@HashimThaciRKS biseduam për zhvillimet aktuale & ato të pritshme në Kosovë.Forcimi i shtetit të Kosovës,bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale,integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara.’ shkruhet ne postimin e Bashës.

Ne nje dalje per mediat, Presidenti Hashim Thaçi përsëriti edhe njeherë qëndrimin e tij pro bashkimit të Bujanovcit dhe Preshevës me territorin e Kosovës, ndërsa nënvizoi faktin se është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Thaçi tha se mendimin e tij do ta shpalosë në të gjitha tryezat ndërkomëbtare.

“Integriteti i Kosovës është i paprekshëm dhe i pacëneushëm. Kam kaluar kohë në Preshëevëe dhe Bujanovc. Jam entuziast që ajo trevë t’i bashkëngjitet Kosovës. E kam ngritur si çështje kudo në tryeza ndërkombëtare. Askush nuk do të më pengojë që të flas për këtë të drejtë të tyre që t’i bashkëngjiten Kosovës. Jo si shkëmbim.

Është e realizueshme përfshirja e tyre në territorin e Kosovës. Nëse i duam ata njerëz, këtë çështje duhet ta ngrejmë atje ku duhet dhe jo për folklor. Nuk do të ketë cënim të Veriut të Mitrovicës. Sa i takon decentralizimit, ajo është mbyllur me presidentin Ahtisari. As autonomi në kuptimin e Republikës Serbca nuk do të ketë.

Unë besoj se kemi interes të përbashkëta që mund të arrijnë përmes negociatorëve. Nëse nuk lëvizet një çështje e tij s’ka dialog. S’do diskutohet për Mitrovicën. E njoh synimin e Serbisë për të ndarë Kosovën. Është larguar e tëra nga territori i Republikës së Kosovës dhe nuk do të kthehet kurrë në hapësirën tonë. Ne jemi të vetëdijshme që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

Ka vrarë mbi 13 mijë shqiptarë. Janë vrarë mbi 1300 fëmijë ka dhunuar gra. Askush nuk do ta harrojë atë gjenocid. Por nuk jemi të vetmit që kemi përjetuar këtë gjë. Nga ana e Kosovës nuk ka amnisti. Heshtja ndërkombëtare ndaj krimit serb e ka amnistuar këtë krim. Kjo është shqetësuese.”, pohoi presidenti.