Basha me maturantët: Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me maturantët e Beratit ku kanë diskutuar për provimet e maturës, pengesat dhe planet për të ardhmen.

Lideri i opozitës u shpreh se, qeveria Rama po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta.

“Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare”, premtoi Basha.

Reagimi i kryetarit Basha

Kënaqësi të bisedoja dhe ndaja mendime me maturantët e Beratit për provimet e maturës dhe pengesat, ëndrrat e planet e tyre për të ardhmen.

Maturantët më treguan vështirësitë me të cilat përballen, problematikat e mëdha që shoqëruan këtë vit, paqartësitë, pamundësia për të realizuar mësimin online e deri tek niveli i lartë i vështirësisë së provimeve.

Shumë prej gjimnazistëve janë të paqartë për të ardhmen e tyre ndërsa vështirësitë ekonomike për të përballuar arsimin sa vijnë e shtohen.

Qeveria Rama po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta.
Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund. Me mua dhe PD asnjë nxënës nuk do të privohet nga e drejta për arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe për 10 mijë studentë çdo vit.

Bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do të ndërtojmë një qeverisje normale që ofron mundësi për arsim cilësor, punësim e nje jetë normale me mundësi dhe dinjitet për të gjithë.

1 44

2 33

3 26

4 18