Bardhi publikon videon: Një qeveri e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka publikuar një video ku rendit të gjitha krimet e fundit të ndodhura në Shqipëri në harkun e dy javëve, të cilat kulmojnë sot me atentatin ndaj Ardjan Çapaj në Elbasan.

Çapaj që është pikërisht personi me të cilin Rama ka dalë edhe në foto në hotelin e këtij të fundit gjatë fushatës elektorale.

‘Sot krimi kërcënon rendin dhe sigurinë. Vetëm në dy javët e fundit një zinxhir krimesh ekspozon edhe njëherë dështimin e Ramës.

24 maj: Një 25 vjeçar ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në Vlorë.

31 maj: Në Laç 2 persona humbën jetën nga një atentat me armë zjarri.

31 maj: Një shpërthim tritoli regjistrohet në një hotel në Tiranë.

4 qershor: Ekzekutohen në një pritë, 2 vëllezër në Krujë.

4 qershor: Gjendet një pako tritoli në Vlorë në një zonë të banuar.

5 qershor: Arrestohet vëllai I kryetarit të Bashkisë Mallakastër për kultivim kanabisi.

7 qershor: Në Itali kapet gomonia e nisur nga Shqipëria me 3 mln euro drogë.

8 qershor: Atentat me snajper në Elbasan.

Një qeveri e ardhur në pushtet me krimin nuk e lufton dot atë.’-thuhet në videon e postuar nga Bardhi.

Një Qeveri e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë!

Gepostet von Gazment Bardhi am Montag, 8. Juni 2020