Arrestohet vajza e Kryebashkiakut demokrat të New York-ut në protestat e dhunshme

Në New York është arrestuar vajza e Kryebashkiakut të majtë Bill de Blasio’s. Vajza e tij Chiara de Blaio u arrestua gjatë natës, duke gdhirë e dielë për grumbullim të paligjshëm.

Chiara de Blasio, 25 vjeç, u arrestua nga policia në grumbullim të paligjshëm në “12th Street” Broadway në Manhattan-in e poshtëm, sipas burimeve zyrtare të policisë së NY.

Ajo dhe protestues të tjerë të dhunshëm kishin bllokuar qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve dhe nuk iu përgjigjën thirrjeve të policisë dhe gardës për të liruar qarkullimin dhe për të protestuar paqësisht.

Pasi nuk i është bindur thirrjeve dhe urdhërit të Policisë, duke i refuzuar egërsisht ata, Chiara se Blasio është arrestuar.