Aksidentohet gazetarja shqiptare (Foto)

Gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut Xhumadije Ibrahimi është aksidentuar pasditen e së enjtes në afërsi të zyrave të televizionit. Lajmin e bën me dije “Klan Macedonia” që thotë se Ibrahimi ka qenë duke kryer angazhimet e përditshme të punës së saj, ndërsa është goditur nga një makinë.

Menjëherë është dërguar në Spitalin e Tetovës ku ia janë bërë kontrollet e nevojshme. Me rekomandim të mjekëve gazetarja është dërguar në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtejshme.

Raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.