Basha pret në takim një delegacion të PDK: PD është dhe do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur në takim një delegacion të PDK. Sipas liderit të opozitës, pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme.

Basha siguroi Xhavit Halitin dhe Enver Hoxhajn se, PD është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.

Postimi i kryetarit Basha në Twitter

Pata kënaqësinë të mirëpres sot ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm z. Enver Hoxhaj. Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj. Pavarësia,sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme.

Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do tia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. @pdshqipëri është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj.