Qesharak dhe i rrezikshëm për Kombin!

Nga Bardh SPAHIA

Edi Rama po dobëson pozicionin e Kosovës me sjelljen e tij delirante dhe me prapamendime të errëta! Pa e ftuar kush, e pa i kërkuar kush ndihmë, u shfaqet në derë politikanëve në Kosovë dhe u thotë se akuzën nga Haga për Thacin e Veselin duhet ta lexojnë si një rrezik për Kosovën! Nuk ka pikë turpi kur përpiqet të ngjallë ndjesi armiqësore ndaj Europës, apo kur denigron një Gjykatë Speciale, e miratuar e mbështetur nga Kuvendi i Kosovës!

Qesharak deri në dhimbje, kur u shpjegon atyre që e kanë bërë e përjetuar luftën e UCK-së, se cfarë përfaqëson UCK-ja!!!! Kulmi pastaj kur predikon vëllazërim, i njëjti individ që nga karrigia e kryeministrit, e ka ulur në nivelin minimal historik marrëdhënien mes dy vendeve, e madje një kryeministrër të Kosovës e ka paditur në gjykatë!

Fatkeqësi për Hashim Thacin e Kadri Veselin që pranojnë një “avokat” të tillë, që më shumë u prish punë në nivel individuar, sepse Kosova dhe lufta e saj e drejtë për liri, nuk cënohet nga halle individësh! Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e të tjerë janë përballur me Hagën dhe e drejta e tyre është provuar. Të gjithë e urojmë që e njëjta gjë të provohet edhe për Thacin e Veselin! Humbja e qetësisë, apo veprimet delirante nuk janë argument, thjesht nervozizëm që prish punë!