U nda nga nga Covid-19/ Berisha: Nderim për mjekun e humanistin e shquar Arjan Pushi

“Nderim për mjekun dhe humanistin e shquar Arjan Pushi”. Kështu shprehet ish kryeministri Sali Berisha në një postim të tijin në Facebook pas regjistrimit të vdekjes së parë te bluzat e bardha për shkak të Covid-19.

Berisha vlerëson punën e mjekut dhe pedagogut dhe i shpreh ngushëllimet e tij familjes.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Nderim per mjekun dhe humanistin e shquar Arjan Pushi!

Miq, Profesor Dr Arjan Pushi, njeri nga pedagoget, studiuesit, sherbetoret, humanistet me te perkushtuar te studenteve dhe te semureve ne mjeksine tone ra ne krye te detyres, matir i misionit fisnik te mjekut tek mjekonte te semuret e tij.

Ndarja nga jeta, renia ne krye te misionit te tij e prof dr Arjan Pushit eshte nje humbje e vertet per mjeksine tone, per familjen, miqte, te afermit dhe mbare shoqerine tone.

Duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para bashkepunimit tone te frytshem qe kemi patur, vepres, kujtimit te pavdekshem te Prof Dr Arjan Pushit, i shpreh familjes se tij te nderuar ngushellimet e mia me te ndjera dhe i lutem Zotit qe shpirti i mire i Arjanit te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin!!