Basha publikon videon: Ja sa përfitojnë punonjësit e policisë, shëndetësisë dhe arsimit me taksën e sheshtë 9%

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zbuluar planin ekonomik të PD me taksimin e sheshtë 9% ku do të përfitojnë të gjithë punonjësit si në sektorin privat edhe atë publik.

Basha ka publikuar një video ku duken shembujt se si taksimi i sheshtë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e punonjësve teksa akuzon Ramën për taksimin e tij në 7 vite.

Lideri i opozitës shprehet se në 7 vite, Rama rriti taksat dhe çmimet, falimentoi bizneset dhe largoi qindra- mijëra shqiptarë në Shqipëria.

“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve”, shprehet Basha.

Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.

GENJESHTRAT E RAMES

Rilindja genjen duke thene se punonjesit do te paguajne me shume gjate qeverisjes Basha, pasi ata thone se ne planin PD nuk do te kete fashe perjashtuese te tatimit mbi te ardhurat.

Fakti eshte qe Plani PD RUAN fashen perjashtuese nga TAP per 30mije lekshin e pare te te ardhurave, dhe tatohet me 9% vetem diferenca mbi kete vlere.

Shembull konkret:

Nese paga eshte psh 40mije leke te reja, atehere me planin PD do te paguhet 9% te (40.000-30.000) = 9% e 10.000 leke = 900 leke ne muaj.

Nderkohe qe sot me taksen Rama paguhet 13% te (40.000-30.000) = 13% te 10.000 = 1300 leke.

Realiteti sot: 13% tatim mbi te ardhurat(TAP) nga paga duke perjashtuar nga tatimi 30mije lekshin e pare.

Plani PD: 9% tatim mbi te ardhurat nga paga duke perjashtuar nga tatimi 30mije lekshin e pare.

GENJESHTRAT E RAMES PER CDO GRUP PUNONJESISH:

Genjeshtrat e Rames: me PD 7mije policet do paguajne 69 milione leke te reja me shume ne vit.

Fakti: cdo vit 7 mije punonjes te policise do te paguajne 158 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (1.3 milione euro me pak)

Genjeshtrat e Rames: me PD 23mije mesuesit e arsimit 9-vjecar do paguajne 480 milione leke te reja me shume ne vit.

Fakti: cdo vit 23 mije punonjes te arsimit 9-vjecar do te paguajne 265 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (2.2 milione euro me pak)

Genjeshtrat e Rames: me PD 7mije mesuesit e arsimit te mesem do te paguajne 126 milione leke te reja me shume ne vit

Fakti: cdo vit 7 mije mesuesit arsimit te mesem do te paguajne 100 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (825 mije euro euro me pak)

Genjeshtrat e Rames: me PD 6250 infermieret e spitaleve do te paguajne 130 milione leke te reja me shume ne vit

Fakti: cdo vit 6250 infermieret e spitaleve do te paguajne 72 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (590 mije euro euro me pak)

Genjeshtrat e Rames: me PD 6800 infermieret e qendrave shendetesore do te paguajne 170 milione leke te reja me shume ne vit

Fakti: cdo vit 6800 infermieretqendrave shendetesore do te paguajne 50.6 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (414 mije euro euro me pak).

Genjeshtrat e Rames: me PD 1500 sanitaret ne spitaleve do te paguajne 38 milione leke te reja me shume ne vit

Fakti: cdo vit 1500 sanitaret ne spitaleve do te paguajne 10.4 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (85.5 mije euro euro me pak).

Genjeshtrat e Rames: me PD 500 shoferet e urgjences kombetare do te paguajne 7.5 milione leke te reja me shume ne vit

Fakti: cdo vit 500 shoferet e urgjences kombetare do te paguajne 8.76 milione leke te reja me pak ne arken e shtetit (71.8 mije euro euro me pak).