Deputeti konservator britanik përshëndet procesin e brendshëm të përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë të PD

Alex Shelbrooke, deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik, me anë të një postimi në Twitter përshendeti procesin e brendshëm zgjedhor që Partia Demokratike po ndërmerr për të nxjerrë kandidaturat e saj për deputetë dhe kryetarë bashkish në zgjedhjet e ardhshme.

Z.Shelbrooke ka qënë një ndër kontribuesit kryesor të këtij procesi, i cili së bashku me Fondacionin Westminister dhanë konsulencën e tyre për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e një prej proceseve më të rëndësishme politike për një parti këto 30 vitet e fundit.

Më poshtë postimi i tij

Puna që bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i Partisë Konservatore, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e saj të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve.

10570289