Franca dhe Gjermania me ofertë të re për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasada e Francës dhe ajo e Gjermanisë në Prishtinë kanë reaguar njëkohësisht duke treguar se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelraja gjermane, Angela Merkel, mbeten të gatshëm për organizimin e një Samiti në Paris për dialogun Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e Ambasadës Franceze thuhet se, Parisi dhe Berlini zyrtar presin që gjtihashtu dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit të rinis shumë shpejtë.

“Franca dhe Gjermania presin që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të rinis së shpejti. Bashkë, kancelarja Merkel dhe presidenti Macron mbeten të gatshëm për të organizuar një Samit në Paris”, thuhet në postimin e ambasadës franceze në Twitter.

1 81

Ndërkohë, po në Twitter ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Ai ka thënë se mbesin të gatshëm për organizimin e takimit Kosovë-Serbi në muajin korrik dhe ka treguar se mbështesin Miroslav Lajcakun fuqishëm.

2 61

Këto reagime të dy ambasadave vijnë pas anulimit të takimit të Washingtonit, pasi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli.