Vokshi: Ndryshe nga Edi Rama, PD nuk i ka tradhtuar kauzat e saj! Ne jemi të hapur, kemi lindur si parti e fjalës së lirë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në studion e “ABC News” ka folur për zgjedhjet dhe listën e kandidatëve për deputetët.

Vokshi u shpreh se, sot në Parlament ka persona të cilët kanë lidhje me krimin dhe kjo sipas saj nuk ka ndryshuar për shkak se qeverisë Rama i mungon vullneti.

Gjatë intervistës Vokshi u shpreh se, ndryshe nga qeveria Rama, PD nuk i ka tradhtuar kauzat e saj. Gjithashtu ajo shtoi se modeli që ndjek kryeministri refuzohet që në hapat e parë të procesit dhe se propozimi dhe vendimmarrja i kalon së pari anëtarësisë.

“Nëse ne sot ende kemi në Parlament persona të lidhur me krimin është për shkak se qeverisja e Edi Ramës nuk ka pasur vullnetin t’i ndryshojë ato. Ndryshe nga Edi Rama dekriminalizimin e kemi prioritet. Do të plotësohet formulari i dekriminalizimit. Ne do të dëgjojmë anëtarësinë. Personat që kemi denoncuar nuk kanë treguar që janë dënuar. Kyçi është se propozimi dhe vendimmarrja i kalon anëtarësisë.

Valdrin Pjetri ka marrë një dënim që e kishte fshehur. Rasti i kandidatit të Shkodrës, Vaut të Dejës, Matit, refuzoj që të kem një model të tillë në krye të pushtetit lokal dhe qendror. Ne këtë e eliminojmë që në hapin e arë. Ne po ndjekim çdo procedurë që PD të eliminojë këto raste që në fillim të procesit. Modeli si ai që furnizon Edi Rama ne nuk kemi pasur në PD”, tha Vokshi.

Sakaq ajo shtoi se të gjitha listat e PD kishin një sërë kryetarësh apo përfaqësues të tjerë aleatësh.

“Kemi çeduar në respektimin e kuotës 30 %. Interesat janë të PD, janë kauzat e PD. Kauzat e Partisë Demokratike nuk janë bë bazë të interesave dhe pazareve. Çadra ishte mjet sensibilizimi.

Lufta kundër korrupsionit nuk është kauzë e humbur. Zoti Ruli ka qenë nja nga ministrat model, do të isha e lumtur që ai të kishte një rol aktiv. Të ishte pjesë aktive e procesit të zgjedhjes së kandidaturave.

Ne jemi të hapur, kemi lindur si parti e fjalës së lirë. Kauzat e PD asnjëherë nuk janë tradhtuar. Deri më 30 shtator është përfundimi i fazës së tretë, besoj që shtatori-tetori do të na gjejë gati me lista”, tha ndër të tjera Vokshi.