Bardhi publikon Videon: Edi Rama u ka bërë shqiptarëve keq me dashje. Ka nisur numërimi mbrapsht për largimin e tij

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi nëpërmjet një video ka denoncuar mashtrimin e vazhdueshëm të Ramës me luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që sot Shqipëria edhe nga raportet e ndërkombëtarëve është vendi kampion për korrupsionin.

“Kampion në mashtrim, kampion në korrupsion, kampion në gënjeshtra. Edi Rama është kryeministri që u ka bërë keq shqiptarëve me dashje.

I ka vjedhur që nga pronat, tek koncesionet e PPP-të deri tek tenderat sekretë për ilaçe dhe letër higjenike. Për kryeministrin më të dështuar ka nisur numërimi mbrapsht për largimin e tij”, shkruan Bardhi.

Kampion në mashtrim, kampion në korrupsion, kampion në gënjshtra. Edi Rama është kryeministri që u ka bërë keq shqiptarëve me dashje. I ka vjedhur që nga pronat, tek koncesionet e PPP-të deri tek tenderat sekretë për ilaçe dhe letër higjenike. Për kryeministrin më të dështuar ka nisur numërimi mbrapsht për largimin e tij.

Gepostet von Gazment Bardhi am Donnerstag, 25. Juni 2020