Grenell përgënjeshtron “New York Times”: Trump nuk do takohet me Vuçiç

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka demantuar raportimet e “The New York Times”, se presidenti amerikan Donald Trump do të takohet veçanërisht me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se mediumi në fjalë është detyruar të përmirësojë informacionet e tyre për këtë çështje.

Madje, ai ka shtuar se “The New York Times” nuk ka kërkuar as përgjigje nga ai, që është vetë negociatori.

“NYT është e detyruar të përmirësojë informacionet e tyre bazike për lajmin Kosova-Serbia, dhe më pas e shkruajnë gabim pozitën time në këtë përmirësim. Nuk jam i befasuar, sepse ata nuk kanë folur asnjëherë me mua, negociatorin e vërtetë”, ka shkruar Grenell.