“Thika në placë”/ Shqiptarët varfërohen, qeveria paguan edhe 500 mijë euro të tjera për inceneratorin! Tatimorët i kanë sulur si banda

• “Thika në placë”, shqiptarët varfërohen, qeveria paguan edhe 500 mijë euro të tjera për inceneratorin e Tiranës. Basha: Rama, Ahmetaj, Veliaj, Mërtiri në festë.

• Grabitja e taksave, mungesa e ndihmës dhe braktisja e qytetarëve, fytyra e vërtetë e dështimeve të këtij kryeministri për 7 vite me radhë.

• Kriza e thellë ka burim jo vetëm dështimin, por abuzimin me pushtetin, vjedhjen e taksave dhe çuarjen e tyre ne drejtim të një grushti njerëzish.

• Tatimorët i kanë sulur si banda, paratë e taksave shkojnë tek inceneratorët, shkojnë tek oligarkët dhe jo tek njerëzit. Kjo është arsyeja pse konsumi ka rënë.

• Do të bëhemi bashkë ta ndalim këtë të keqe, t’ia kthejmë vendit qevrisjen për qytetarët dhe taksat e tyre në ndihmë për ta.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NGA VORA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Vorë me biznesin e vogël, duke treguar kontrastin e thellë midis Shqipërisë reale që jetojnë njerëzit dhe prioriteteve të qeverisë në ikje. Nga njëra anë është braktisje totale, nga ana tjetër janë miliona për klientët.

“Ditën e djeshme, Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj bashkëpronarët e inceneratorëve dhe landfillit të Sharrës, bashkë me bandën e Lushnjës dhe Klodian Mërtirin e famshëm, i kanë paguar këtij të fundit, pra edhe vetes së tyre plot gjysëm milionë euro, nga taksat tuaja, nga taksat e banorëve të Vorës dhe gjithë Shqipërisë të cilët po varfërohen ditë për ditë dhe thika po u shkon në palcë. Gjysëm milion euro”- u shpreh kryetari Basha, konstatimi i të cilit u mbështet nga tregtari me të cilin po bisedonte. “Ka kaluar palcën, ka shkuar përtej”, tha ai.

Kreu i opozitës vuri në dukje se për qeverinë prioritet është pasurimi me kriminelët dhe jo ndihma për ekonominë përmes rritjes së konsumit.

“Në vend që gjysëm milioni euro të taksave tuaja të shkonin për të mbështetur njerëzit dhe konsumin që ka rënë në nivelet historike, këto i përpijnë kriminelet, të cilët, në mënyra mafioze, kanë marrë afera të tilla, siç janë inceneratorët, por jo vetëm, edhe kontrata të tjera tendera të tjerë, sepse shteti shqiptar, nën Edi Ramën, është kthyer në bandën më të madhe kriminale, që përpijnë paratë tuaja.

Kjo është arsyeja, pse ndryshe nga Kosova, ndryshe dhe nga Maqedonia, ndonëse sot është data 24 qershor ne nuk kemi arritur t’u japim dot qytetarëve në nevojë as 10 euro për frymë. Ku shkojnë paratë e taksave tuaja, të rriturra ne këto 7 vite? Ku shkojnë paratë e energjisë dhe të naftës, që është më e shtrenjta në rajon dhe ndër më të shtrenjtat në Europë? Dje në një bashkëbisedim me sipërmarrës të përgjegjshëm, njëri prej tyre më tha se ishte detyruar të largonte afro 140 kryefamiljarë nga puna.

Pothuajse me lot në sy më tha, “nuk kisha se çfarë të bëja nuk i paguaja dot, por nga ana tjetër tha për ironi të fatit vazhdoj të paguaj kokërr më kokërr çdo taksë e çdo tatim”. Përmendi taksën e tabelës në bashkinë e Tiranës, e cila ka shkuar në 12 milion lekë për këtë biznes, të cilën e pagoi kokërr më kokërr edhe gjatë kohës kur biznesi ishte i mbyllur për shkak të masave të pandemisë. Pra lekët e taksave i kanë marrë, tatimorët i kanë sulur si banda, paratë e taksave shkojnë tek inceneratorët, shkojnë tek oligarkët dhe jo tek njerëzit. Kjo është arsyeja pse konsumi ka rënë.” – u shpreh zoti Basha.

Duke pohuar rënien e konsumit, tregtari tregoi se kishte shitur dje gjtihë ditën vetëm 8 kg mish, rreth 40 mijë lekë të vjetra xhiro. “Ndonjëherë nuk shesim fare, rrimë gjithë ditën, mërzitemi e nuk shesim fare. Me kaq xhiro nuk i mbuloj dot shpenzimet. Nuk e them për politikë, por ky është realiteti. Në shtator bëj 40 vjet që kam këtë profesion Tani jemi shumë keq, copë-copë, është krejt bërrnut”, u shpreh tregtari i mishit.

Kreu i opozitës theksoi se situata në këtë dyqan mishi, njësoj si tek dyqanet e tjera të bukës apo ushqimeve tregojnë përmasat e vërteta të krizës së thellë ekonomike.

“Ramavirusi ka shkatërruar ekonomin me themel. Natyrisht nuk mund të bëj me faj asnjë qeveri, as këtë qeveri për pandeminë, por pandemia nxori zbuluar para çdo shqiptari rrënjët e së keqes. Kjo që ka ndodhur këto 3 muaj, grabitja e taksave të shqiptarëve, mungesa totale e ndihmës dhe braktisja e tyre është fytyra e vërtetë e ketij shteti dhe dështimeve të këtij shteti, të këtij kryeministri për 7 vite me radhë.

Kjo krizë e thellë ekonomike që po avancon ditë për ditë dhe po gërryen xhepat e shqiptarëve, po boshatis tavolinat e tyre dhe po shkatërron bizneset e vogla, po shkatërron mijëra vende pune te sipërmarrja prodhuese dhe sipërmarrja e madhe, ka një dhe vetëm një burim! Jo thjesht dështimin, jo thjesht keqmenaxhimin, por abuzimin e pastër me pushtetin, vjedhjen e parave dhe taksave tuaja dhe çuarjen e tyre ne drejtim të një grushti njerëzish. Sot është festë për Klodian Mërtirin, për partnerët e tij të njohur botërisht në mediat shqiptare që vazhdojnë çensurojnë çdo denoncim të opozitës dhe timin për këtë aferë të tmerrshme mafioze.

LIVE – Në Vorë për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Vorë për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 24. Juni 2020