Basha: Sot është festë për Klodian Mërtirin, për parnerët e tij, Rama, Ahmetaj, Veliaj sepse dje morën 500 mijë euro nga taksat e shqiptarëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon takime me banorët dhe përfaqësuesit e biznesit të vogël në Vorë. Teksa ndodhej në një dyqan mishi, ku u njoh me vështirësitë e pronarëve gjatë kësaj periudhe, Basha hodhi akuza të rënda drejt qeverisë, duke përmendur edhe aferën e zbuluar së fundmi atë të biznesmenit Klodian Mërtiri.

Basha u shpreh se, sot është një ditë feste për Mërtirin dhe partnerët e tij, siç thotë Basha, pasi dje morën 500 mijë euro nga taksat e shqiptarëve.

“Pandemia nxorri rrënjët e së keqes. Kjo që ka ndodhur, grabitja e taksave, braktisja e tyre është fytyra e vërtetë e këtij shteti.

Kjo krizë e thellë që po avancon çdo ditë  po shkatërron shqiptarët, po shkatërron mijëra vende pune, ka një burim dh e jo thjeshtë dështimin, por abuzimin e pastër me pushtetin, vjedhjen e parave nga xhepat tuaja dhe çuarjen e tyre në një grusht njerëzish.

Sot është festë për Klodian Mërtirin, për partnerët e tij të njohur botërisht në mediat shqiptare, që vazhdojnë të censurojnë denoncimet e opozitës për këtë aferë. Është ditë feste për parnerët e tij nga Edi Rama te , Ahmetaj, Veliaj me shokë sepse dje kanë marrë 500 mijë euro nga taksat e shqiptarëve.

Urime Klodian Mërtiri! Urime Arben Ahmetaj! Urime Edi Rama. 500 mijë euo nga xhepat e shqiptarëve. Ndërkohë qindra mijëra familje do të vazhdojnë të mbeten pa bukë. Kjo nuk mund të zgjasë dhe nuk di të zgjasë. Do të bëhemi bashkë ta ndalim këtë të keqe, për një jetë normale dhe më të mirë”, tha Basha.