PD Lezhë ankimon vendimin e Prokurorisë: Prej 1 viti nuk ka hetuar për shkeljet e 30 Qershorit. Po mbron paligjshmërinë për pushtetin lokal

Sekretarja e Degës së PD Lezhë, Alfrida Marku bën të ditur se, PD ka ankimuar vendimin e Prokurorisë së Lezhës pasi prej 1 viti nuk ka hetuar për shkeljet e 30 Qershorit. Sipas saj, Prokuroria po mbron paligjshmërinë për pushtetin lokal.

Deklarata

Partia Demokratike dorëzoi sot ankimin kundër vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila po mbron paligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit të vitit 2019 për pushtetin lokal.

Pas pothuajse 1 viti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nuk ka pasur vullnetin të hetojë shkeljet e 30 Qershorit, nuk ka marrë apo analizuar asnjë provë, nuk janë sekuestruar materialet zgjedhore të QV të referuara në pjesën arsyetuese të kallëzimit.As PD Lezhë si kallezues nuk është thirrur për të deklaruar mbi pretendimet e saj, dhe në tejkalim të afateve proçedurale është vendosur mosfillimi i proçedimit penal.

Në ankimin e depozituar sot, ne kemi kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë: 1. shfuqizimin e vendimit që mban datën 11.8.2019 të Prokurorisë “Për mosfillimin e proçedimit penal”, për të cilin jemi njoftuar rreth një vit më vonë më 18.06.2020, si dhe 2. detyrimin e prokurorisë për të regjistruar proçedimin penal dhe kryer një proçes hetimor të plotë dhe të gjithanshëm.

Ne besojme se Gjykata dhe Prokuroria, si dy institucione në themel të sistemit te drejtësisë, duhet dhe do të veprojnë të pavarura dhe të pandikuara nga çdo ndikim i padrejtë apo i paligjshëm.

https://www.facebook.com/watch/?v=708064116707999