Teatri i pështirë i Edi Ramës për të fshehur vatrat e Covid në institucionet publike!

Nga Bardh SPAHIA

50 raste të reja infektimi sot, e si zakonisht nuk thuhet se institucionet publike e fasoneritë kryesojnë!!!

Covid është shfaqur dje edhe në bankën e gjakut në kryeqytet, duke rritur hartën e institucioneve shtetërore vatra të Covid.

Edi Rama nuk flet për këta, por si tinëzar i lig, identifikon publikisht, gjoja në emër të keqardhjes, infektimin e vëllezërve Budina, mbrojtësit heroikë të Teatrit Kombëtar. Nuk e justifikon aspak aktin prej talebani ndaj një ndërtese të trashëgimisë kulturore, me aludimin djallëzor se qytetarë si këta zotërinj të nderuar nuk paskan respektuar rregullat!

Shpreh keqardhje e merr përgjegjësi se si QSUT është vatër e nxehtë infeksioni, që rrezikon cdokënd që ka nevojë për shërbime mjekësore!

Merr përgjegjësi se përse infeksioni u shfaq deri në kryeministri, institucionin që vetë drejton!
Kështu që na e kurse teatrin, se thjesht u rikujton të gjithëve se si je sjellë me artin e sesi asnjëherë në karrierën tënde publike nuk ke pranuar të marrësh përgjegjësi!

Rrit numrin e testimeve se po identifikohemi si vend jo serioz, kur gjithë bota ka angazhim maksimal edhe në këtë fazë të pandemisë!