“Sulmi ndaj bizneseve, sjellje e një regjimi në ikje”, Basha tregon planin e rimëkëmbjes: Moratorium 1 vjeçar për tatimorët

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili u takua me biznese të vogla sot në Tiranë, tek njësia nr.1, komentoi sulmet që kryeministri Edi Rama u bën bizneseve që denoncojnë mungesën e ndihmës nga qeveria. Zoti Basha theksoi se prioriteti o Ramës është pasurimi i tij personal dhe i 5 oligarkëve.

“Shikoni si e shpenzon kohën, duke gjurmuar si një hajdut i vogël, si një spiun i vogël dhe për t’u rënë nga mbarpa bizneseve, për t’i intimiduar, për t’i frikësuar, sepse thonë të vërtetën. Këto nuk janë sjelljet e një kryeministri të përgjegjshëm, këto nuk janë sjelljet e një burri shteti. Këto janë sjellje të një regjimi në ikje, të një njeriu të obsesuar pas pushtetit dhe pas pasurisë së tij personale, të një shërbëtori të mjerë të 5 oligarkëve, me të cilët punon dhe për të cilët ka vënë të punojë të gjithë Shqipërinë”.

Basha shprehu bindjen se makthi i biznesve do të marrë fund, pasi ai dhe opozita kanë vullnetin për të mos çuar paratë e buxhetit të shtetit tek 5 oligarkë.

“Shqipëria nuk do të jetë më e 5 oligarkvë, por e të gjithë shqiptarëve. Paratë e buxhetit Do të shkojnë për të mbështetur biznesin e vogël jo thjesht me një mbështetje të fuqishme, me një paketë fiskale si ajo që kemi propozuar me 0.5 % të xhiros vjetore, e vetmja taksë, asnjë taksë tjetër lokale e qendrore. Mbi të gjitha, duke i çliruar nga makthi i tatimorëve, duke i futur tatimorët në garnizon, përmes një moratoriumi në vitin tonë të parë të qeverisjes dhe, pas kësaj, asnjë kontakt fizik midis inspektorëve të shtetit dhe biznesit të vogël apo biznesit në tërësi“, theksoi lideri i opozitës pas takimit që pati me dhjetëra biznese të vogla në Tiranë.

LIVE – Në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë për të biseduar e për të parë nga afër hallet dhe problemet e biznesit të vogël dhe qytetarëve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë për të biseduar e për të parë nga afër hallet dhe problemet e biznesit të vogël dhe qytetarëve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 15. Juni 2020