Tatimorët xhambazë me gjoba në dorë ndaj biznesve, Tabaku: Rama i fut në borxh shqiptarët për të sponsorizuar monopolet

Nga Jorida TABAKU

Në cilin do cep të Tiranës të pyesësh apo takosh biznese do të tregojnë të gjithë një listë të gjatë ankesash dhe shqetësimesh. Aq e thellë është kriza saqë edhe bizneset në qendër dhe zemër të Tiranës ankohen për tatimorë xhambazë që u vijnë me gjoba në dorë, për klientë që nuk shpenzojnë më si dikur, për një shtet inekzistente që i ka mbushur në taksa.

Përditë e më shumë, kriza thellohet ndërsa vendi vuan pasojat e një virusi që prej 7 vitesh e torturon dhe pengon të zhvillohet. RAMAVIRUSI është pengesa për çdo sipërmarrje, politikat e tij fiskale dhe ekonomike kanë pamundësuar mundësinë e kryerjes së biznesit. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë bizneset në rrugën e Saraçëve dhe më tej janë lënë në harresë, askush nuk i sheh apo nuk i pyet për situatën e tyre. Mbijetojnë pasi një pjesë nuk kanë për të paguar ndonjë qira, të tjerët shtrëngojnë dhëmbët dhe po hedhin në treg çfarë mund ë kenë mbledhur.

Qeveria ndërkohë krenohet se merr borxh jo për të ndihmuar bizneset por për të ndihmuar oligarkët. Qeveria Rama i fut në borxh shqiptarët jo për të lehtësuar krizën por i thellon më tej në skamje për të sponsorizuar monopolet. Prandaj alternativa ndaj çoroditjes së politikave të taksave të larta, tarifave pa fre, humbjes së të ardhurave si pasojë e një tregu të monopolizuar është vota për opozitën.

Taksa e sheshtë prej 9% është reale dhe e prekshme. Një mundësi për sipërmarrësit dhe qytetarët që të kenë më shumë para në xhepin e tyre, të konsumojnë më shumë dhe të investojnë më shumë në biznesin e tyre. Ajo është e vetmja rrugë për të përballuar krizën 7 vjeçare që RAMAVIRUSI ka degdisur biznesin në Shqipëri. rruga për të rritur punësimin dhe për të rikthyer sytë e shqiptarëve në vend.

2 42

a 1

3 33

4 24

5 10