Maturantët paralajmërojnë ministren e Ramës: Të anulohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ose…

“Matura ka dështuar dhe e ka treguar se është dështim. Nuk varen njohuritë tona nga një provim i tillë. Nota e këtij provimi të vlerësohet ndryshe, në 40% nga provimi dhe 60% nga lënda… Jemi duke mbledhur firmat dhe provimin e Gjuhës Shqipë dhe Letërsisë nuk do ta njohim. Ne do të qëndrojmë këtu deri sa një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit të vijë në takim”.

Konkretisht, kërkojnë:

1.Një rivlerësim të tezës, sipas programit mësimor.

  1. Nxjerrjen e çelësit të provimeve të mëtejshme brenda 2 orëve pas përfundimit të testit 
  2. Mosvlerësimin e pyetjeve që ishin jashtë programit që janë zhvilluar.
  3. Nota të jetë 40% nga provimi dhe 60% nga lënda.
  4. Për klasat e 12-a të përcaktohet qartë tipologjia e pyetjeve.
  5. Zgjerim i pragut të notave nga ana e vlerësuesve.

Maturantët nuk janë larguar ende nga Ministria e Arsimit, ku prej më shumë se dy orësh po kërkojnë që Ministria e Arsimit të mos ua njohë provimin shtetëror të Gjuhë-Letërsisë ose ta përsërisë atë”.

Ata thanë se, përpjekjet e tyre trevjeçare shkuan dëm prej një teze absurde që nuk kishte përputhje me programin e tyre mësimor. Në rast se ata nuk do të priten apo nuk do të marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit, mund edhe të bojkotojnë provimin e radhës të Maturës Shtetërore.

1 1

2 30

4 16

5 7